Sport
Ujkani: Rezultati pozitiv ndaj Greqisë do na ndihmonte ta kthejmë mentalitetin fitues
Demokracia
18:11 | 09 Nëntor 2021

Share:

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani së bashku me trajnerin e përkohshëm, Primoz Glihan kanë folur në një konferencë për gazetarë të martën (sot) pasdite.

Ujkani ndër të tjerash tha se dy ndeshjet e muajit nëntor ajo me Jordaninë në miqësore dhe Greqinë në kualifikimet për Botëror janë të rëndësishme për ta, shkruan Demokracia.com.

“Gardiani” kosovar veçoi ndeshjen në Athinë kundër Greqisë duke shtuar se rezultati pozitiv atje do të ishte i mirëseardhur për “Dardanët” në mënyrë që të kthenin mentalitetin fitues.

“I kemi dy ndeshje, me Jordaninë dhe Greqinë që janë të rëndësishme. Sidomos, ndeshja me Greqinë është e rëndësishme për ne që të marrim një rezultat pozitiv. E ky rezultat pozitiv, do të na ndihmonte ta kthejmë mentalitetin tonë fitues dhe pastaj të përgatitemi për vitin tjetër”, ka thënë Ujkani në konferencë me gazetarë.

Kosova të mërkurën (nesër) me fillim nga ora 18:00 luan ndaj Jordanisë në miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërsa katër ditë më vonë udhëton në Athinë për t’u përballur me Greqinë. /Demokracia.com

Të ngjashme