Sport
Ujkani: Qëllimi ishte të mos pësojmë gola, për Giressen flet historia
Demokracia
20:18 | 24 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2022 dhe njëherit epokën me trajnerin e ri, Alain Giresse.

“Dardanët” triumfuan thellë 5:0 kundër Kombëtares së Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes, portieri i Kosovës, Samir Ujkani u shpreh i lumtur me fitoren e sotme.

“Ishte shumë me rëndësi me ia fillu mirë, ishte qëllimi ynë mos me pësuar gola. Nuk ishte lehtë si kundërshtari Burkino Faso. Me rëndësi fitorja erdhi dhe një rezultat shumë i bukur”, deklaroi Ujkani.

“Kemi një raport shumë të mirë direkt, është një person që flet historia për të, na kemi respekt të gjithë për të. Komunikimi po shkon më mirë se sa e kam pritë, pasi flet gjuhën franceze”, shtoi ai.

Kujtojmë se reprezentacioni i Kosovës pesë ditë më vonë do të vizitojë Zurichut për t’u ndeshur me Zvicrën në një tjetër takim kontrollues./Demokracia.com/

Të ngjashme