Lifestyle
Uji iu ndihmon t’i digjni 490 kalori ekstra në javë
Demokracia
10:18 | 18 Mars 2023

Share:

Të gjithë e dimë se konsumimi i ujit mund ta largojë pak apetitin dhe të na ndihmojë të rrimë më gjatë pa ngrënë

Por, kjo nuk është e vetmja mënyrë se si uji mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Ju nuk duhet të pini ujë vetëm kur stomaku fillon t’ju dhemb një orë para darke. Ju duhet të pini ujë tërë kohën.

Për t’jua dëshmuar se përse duhet të pini ujë tërë kohën, më poshtë i keni disa konstatime shkencore.

Konsumimi i ujit ju ndihmon të hani më pak

Përveç se uji ju ndihmon të rrini ma gjatë pa ngrënë, ai gjithashtu ju ngopë më shumë dhe rrjedhimisht hani më pak gjatë mëngjesit, drekës e darkës.

Sipas një hulumtimi të publikuar në ‘Obesity’, personat të cilët për 12 javë kishin konsumuar ujë gjysmë ore para shujtave kishin arritur t’i humbnin deri në dy kilogramë.

Uji e shpejton metabolizmin

Disa gota ujë janë si espresso për sistemin e trupit që merret me djegien e yndyrës.

Sipas shkencëtarëve gjermanë, personat që pinë më shumë ujë kanë deri në 30 për qind metabolizëm më të shpejtë.

Uji i ftohtë është edhe më i fuqishëm

Sipas hulumtimeve të publikuara në ‘Journal of Clinical Endocrionology and Metabolism’, konsumimi i ujit të ftohtë bën që trupi t’i djegë rreth shtatë kalori, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, pini 10 gota ujë në ditë për një javë, dhe ju do t’i keni djegur 490 kalori ekstra brenda shtatë ditëve.

Të ngjashme