Lajme
Ujësjellësi i Prishtinës ka një kërkesë për konsumatorët
Demokracia
10:41 | 05 Korrik 2023

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga konsumatorët shpenzim racional të ujit dhe që të mos e keqpërdorin.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KRU’ja ka bërë me dije se janë duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veqantë nëpër fshatra.

“Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç ‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen. Sot kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese.

Që uji të arrijë edhe në pikat e larta, lusim konsumatorët që jetojnë në pika të ulta të mos e keqpërdorin. Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veqantë nëpër fshatra”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme