Lajme
Uglanin: Për shkarkimin e Atiqit, nevojiten 3 mijë e 640 nënshkrime
Demokracia
19:05 | 15 Janar 2024

Share:

Për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqit, nevojiten 3 mijë e 640 nënshkrime.

Kështu tha kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin, në një intervistë në Info Magazine.

“Unë do t’i kryej obligimet sipas udhëzimit administrativ, 3 mijë e 640 janë votues – 20 për qind e pjesës veriore, ku ata janë të obliguar ti bien te kryesuesi i kuvendit, kryesuesi i kuvendit i dërgon në Komision Zgjedhor, edhe puna e kuvendit edhe puna e kryesuesit të kuvendit do të kryhet në të parën fazë”.

Ai tutje tha se në fazat tjera do të merret Komisioni Zgjedhor.

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024