Sport
Uellsi triumfon kundër Ukrainës dhe siguron “biletën” për në Kupën e Botës
Demokracia
20:06 | 05 Qershor 2022

Share:

Uellsi ka siguruar pjesëmarrjen për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e udhëhequr nga Rob Page ka shënuar fitore ndaj Ukrainës në finalen e “Play-Off”-it të Botërorit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Cardiff City Stadium” ka përfunduar me rezultatin 1:0.

Fati i kësaj ndeshje u vendos që në pjesën e parë, kur Andriy Yarmolenko shënoi gol në minutën e 35-të.

Të dy kombëtaret regjistruan edhe disa raste tjera shënimi deri në fund të ndeshjes, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Kështu, Uellsi do t’i bashkohet kombëtareve tjera në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti.

Të ngjashme