Sport
UEFA zgjodhi golin e javës në Ligën e Kampionëve – një ‘perlë’ ndaj një gjiganti evropian
Demokracia
19:55 | 13 Mars 2025

Share:

Goditja e anësorit të PSV Eindhoven, Couhaib Driouech në rrjetën e Arsenalit është vlerësuar si goli më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

Pretendentë të tjerë për çmimin përfshinin golat nga Oleksandr Zinchenko (Arsenal), Maximilian Beier (Borussia Dortmund) dhe goli i dytë nga Marco Asensio (Aston Villa).

Por, UEFA vendosi që goli i kësaj jave t’i takojë Driouech, pavarësisht se skuadra e tij u turpërua nga Arsenali me rezultat të përgjithshëm 9-3.

Në çerekfinale, Arsenali do të përballet me Real Madridin.

Ndeshja e parë është planifikuar për 8 Prill në Emirates Stadium, ndërsa ndeshja e kthimit në 16 Prill në Santiago Bernabeu.

Të ngjashme