Shkëndija nga Tetova është klubi më i mirë shqiptarë në ranklistën e UEFA-së të publikuar së fundmi nga shtëpia Europaine e futbollit.
‘Kuqezinjtë’ nga Tetova renditen në pozitën e 133 me 9000 pikë të grumbulluara dhe janë larg klubi më i mirë shqiptar në klasifikim.
Organizimi fantastik brenda klubit dhe sukseset në kampionat kanë sjellur edhe frytet e veta në Evropë, duke qenë klubi shqiptar që rankohet më së larti.
Ky sukses i Shkëndisë vjen pas 37 paraqitjeve në garat ndërkombëtare duke përfshirë fazat kualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Shkëndijën e pasojnë në klasifikim Kukësi, Partizani dhe Laçi nga Kategoria Superiore në Shqipëri.
Ndërkohë, Drita mbetet klubi më i mirë nga Kosova në këtë klasifikim. /Demokracia.com