Sport
UEFA zbuloi të vërtetën që u tha në ndeshjen PSG – Basaksehir
Demokracia
22:27 | 12 Shkurt 2021

Share:

Njëra nga ndeshjet më të diskutuara në garat e Ligës së Kampionëve, padyshim ishte ajo ndërmjet PSG e Basaksehir e cila u ndërpre me synime se kishte thirrje raciste nga gjyqtari rumun.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s ka dorëzuar raportin e tij mbi atë incident pasi dëgjoi versionin e arbitrit të katërt, i akuzuar për një abuzim racist ndaj Pierre Webo, ndihmës trajneri i ekipit turk.

Sipas Komisionit të Etikës, aty nuk kishte racizëm dhe në fjalët e arbitrit nuk përdoren fjalë raciste, duke iu referuar fjalëve në rumanisht. Megjithatë Komiteti Disiplinor ende mund të arrijë në një përfundim tjetër.

UEFA hapi një çështje disiplinore kundër arbitrit rumun Sebastian Koltesku, gjyqtar i katërt për ndeshjen PSG-Basaksehir, por duket se nga këto hetime nuk u nxor asgjë pasi fjalët e gjyqtarit kur përkthehen në rumanishte nuk kanë të bëjnë me racizëm.

Kështu Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA sugjeron që fjalët e zyrtarit të katërt ndaj Webo nuk kishin ngjyrime raciste, nëse i përkthen nga rumanishtja. Sidoqoftë, Komiteti Disiplinor i UEFA-s mund të vendosë ndryshe. /Demokracia.com

Të ngjashme