Sport
UEFA vlerëson lartë Genc Nuzën, ia beson drejtësinë në ndeshje e rrethit të tretë në Conference League
Demokracia
12:48 | 30 Korrik 2022

Share:

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të mbesin në maja të futbollit evropian, shkruan Demokracia.com

Përkundër që klubet nuk po kanë rezultate shumë të kënaqshme në Evropë, janë gjyqtarët ata që po  bëjnë UEFA-n t’i besojë futbollit tonë.

Demokracia.com mëson se Genc Nuzës i është besuar ndeshja  e rrethit të tretë në Confernce League. Për Nuzën kjo nuk është arritja më e madhe pasi ai edicionin e kaluar gjykoi edhe në fazën e grupeve, megjithatë referimi në rrethin e tretë në këto gara është arritje e madhe pasi aty zakonisht referojnë gjyqtarët elitë të Evropës.

Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes kampionit të Letonisë dhe Maltës, RFS – Hibernians, sfidë kjo që luhet më 4 gusht. Ai do të asistohet nga  Fatlum Berisha e Bujar Selimaj ndërsa gjyqtar i katërt është Mervan Bejtullahu, ata për kontrollor do ta ketë një ekspert anglez. /Demokracia.com

 

Të ngjashme