Sport
UEFA vlerëson më të mirët:  Drita, skuadra më e mirë kosovare
Demokracia
11:48 | 20 Mars 2021

Share:

Shtëpia europiane e futbollit (UEFA) ka publikuar renditjen e skuadrave më të mira në Europë.

Sipas kësaj renditje, kampioni në fuqi i Kosovës, FC Drita është skuadra më e mirë kosovare, shkruan Demokracia.com.

Skuadra gjilanase ka gjithsej 3500 pikë dhe gjendët në pozitën e 296-të.

Pas Dritës, skuadra e dytë më e mirë kosovare sipas UEFA-s është FC Prishtina me 2250 pikë dhe pozicionohet në vendin e 356-të. Ekipi i tretë më i mirë nga Kosova është KF Feronikeli me 1500 pikë dhe gjendet në vendin e 387-të.

Gjilani dhe Trepça 89 gjenden në pozitat 413 dhe 414. “Skifterat” kanë 1000 pikë, kurse “Minatorët” kanë 500 pikë./Demokracia.com

Të ngjashme