Sport
UEFA publikon formacionin e javës në Champions, pesë lojtarë të Liverpoolit
Demokracia
14:43 | 05 Maj 2022

Share:

UEFA Champions League e ka publikuar formacionin me lojtarët më të dalluar të ndeshjeve të kthimit në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli dhe Real Madridi do të përballen në finalen e madhe të këtij kompeticioni, pasi eliminuan Villarrealin, respektivisht Manchester Cityn, shkruan Demokracia.com.

“Të Kuqtë” fituan me përmbysje në rezultat në ndeshjen e kthimit, ndonëse hasën në vështirësi në udhëtim te Villarreali.

Me përmbysje spektakolare “biletën” e siguruan edhe “mbretërit” në sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu” ndaj Cityt.

Pesë lojtarë të Liverpoolit janë në 11-shen më të mirë të javës. Van Dijk, Alexander-Arnold, Fabinho, Mane dhe Luis Diaz ishin futbollistët e klubit anglez.

Karim Benzema, Rodrygo dhe Courtois përfaqësojnë Real Madridin në formacionin e javës.

Mahrez, Walker të Cityt dhe Coquelin i Villarrealit ishin futbollistët tjerë të përbërjes.

FORMACIONI I JAVËS:

Të ngjashme