Sport
UEFA publikon formacionin e javës në Champions: Lewandowski e Ronaldo në sulm, kjo është 11-shja
Demokracia
13:43 | 04 Nëntor 2021

Share:

Këtë mesjavë u zhvilluan përballjet e xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

UEFA ka publikuar formacionin me lojtarët më të mirë të këtij raundi në ligën më prestigjioze evropiane, shkruan Demokracia.com.

Robert Lewandowski që kontribuoi me het-trik në fitoren 5-2 të Bayern Munichut ndaj Benficës është vendosur në qendër të sulmit.

Në krah me polakun është edhe Cristiano Ronaldo që me dy golat e tij shmangu humbjen e Manchester Unitedit (2-2) në udhëtim te Atalanta.

Ndërsa, portieri më i mirë i javës është zgjedhur ai i Benficës që pranoi pesë gola kundër Bayern Munichut, Vlachodimos. /Demokracia.com

FORMACIONI I JAVËS NË CHAMPIONS, SIPAS UEFA-s:

Të ngjashme