Sport
UEFA përjashton Spartak Moskën nga Liga e Evropës, shkak lufta në Ukrainë?
Demokracia
13:44 | 28 Shkurt 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA sot pritet të marrë vendim ta përjashtojë nga Liga e Evropës, Spartakun e Moskës.

Është gazeta e madhe gjermane “Bild” ajo që raporton se Spartaku do të përjashtohet sot, pas sulmit ushtarak që ndërmori Rusia në Ukrainë tash e disa ditë, shkruan Demokracia.com.

Kësisoj, kundërshtari i skuadrës kryeqytetase të Rusisë, Leipzigu do të kalojë tutje pa luajtur fare.

UEFA paraprakisht e kishte ndaluar Spartakun që ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.

Kujtojmë se FIFA mori vendim që Kombëtarja e Rusisë ndeshjet e radhës do t’i zhvillojë pa flamur, pa himn dhe në vend neutral. /Demokracia.com/

Të ngjashme