Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA njoftoi se për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë, nuk po shqyrton ndryshimin e vendit të finales së Ligës së Kampionëve të këtij edicioni, të organizuyar në Shën Petersburg të Rusisë më 28 maj.
Veprimi i presidentit rus Vladimir Putin, i cili nënshkroi një dekret për njohjen e pavarësisë së republikave të vetëshpallura popullore të Luganskut dhe Donjeskut në Ukrainën lindore, ka ngjallur tashmë reagimet e para në fushën e sportit.
Pati thirrje që UEFA t’i hiqte Rusisë statusin e nikoqirit të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve për shkak të ngjarjeve në Ukrainë, por deri më tani nuk ka asgjë nga kjo.
“UEFA po monitoron vazhdimisht dhe nga afër situatën. Për momentin nuk ka plane për ndryshim të vendit të takimit”, thuhet në njoftimin nga Nyon. /Demokracia.com/