Sport
UEFA me dënim qesharak ndaj Greqisë pas skandalit në ndeshjen me Kosovën
Demokracia
14:52 | 15 Korrik 2022

Share:

Organizimi skandaloz i ndeshjes Greqi – Kosova ku kishte gjithçka duke filluar nga thirrjet raciste e deri te dhuna fizike në shkallët e stadiumit, ka bërë që UEFA të marrë masa ndaj federatës greke, transmeton Demokracia.com.

Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me 31.750 euro Greqinë, dënim ky që në bazë të shfaqjeve në stadium vlerësohet skandaloz.

Të kujtojmë që tifozët grekë sulmuan me gjësende të ndryshme “Dardanët”, derisa kishte edhe konflikt fizik pasi ata tentuan të futën në pjesën ku qëndronin tifozët e Kosovës, por ja që UEFA duket se këtë herë ka qenë dorëlirë.

Vendimi:

– Federata e Greqisë dënohet me 7,750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të objekteve

– Federata e Greqisë dënohet me 6,000 euro për fishekzjarrë

– Federata e Greqisë dënohet me 8,000 euro për përdorim të laserëve

– Federata e Greqisë dënohet me 10,000 euro për hyrje të tifozëve në fushë të lojës. /Demokracia.com

Të ngjashme