Sport
UEFA ka nisur hetimet për llogarinë financiare të PSG-së
Demokracia
19:11 | 16 Qershor 2022

Share:

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, një shkresë nga UEFA ka arritur në selinë e PSG-së, ku kërkohet informacionet më të hollësishme për llogaritë financiare të skuadrës francez, posaçërisht pas akuzave të LA LIgës së PSG ka shkelur “Fair Play Financiar”.

Është një pjesë e re në histori, që e sheh klubin francez kundër Ligës Spanjolle për zgjatjen 3-vjeçare të kontratës së Kilian Mbappé, përballë një oferte nga Real Madridi. Një marrëveshje e nënshkruar për shifra që sipas La Liga-s nuk do të përputheshin me rregullat e “Fair Play Financiar”, të vendosura nga UEFA dhe që bëri që spanjollët të bënin ankesën.

Rinovimi i Mbappes, sipas presidentit të La Liga-s, Havier Tebas, do të ishte i pamundur me humbjet e pësuara nga klubi francez në sezonet e fundit. Sipas mediave, PSG do të paguajë nga 40 deri në 50 milionë euro në vit vetëm për pagën e lojtarit. Prandaj, llogaritë e PSZH-së janë tashmë në shqyrtim nga Komiteti i Kontrollit Financiar të UEFA-s.

Por nuk është vetëm rinovimi i Mbappes që kontestohet nga presidenti i La Liga-s. Edhe transferimi i Erling Haaland te Man. Siti ka përfunduar në ankesën e spanjollëve. /Demokracia.com

Të ngjashme