Sport
UEFA ia uron ditëlindjen Armend Thaqit me golin spektakolar të realizuar kundër Sivassporit
Demokracia
13:27 | 10 Tetor 2022

Share:

Ylli i Ballkanit të Suharekës, Armend Thaqi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të, shkruan Demokracia.com.

Në mesin e shumë urimeve, Thaqi një të tillë e ka marrë edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s në “Twitter”.

UEFA e ka uruar mbrojtësin e Ballkanit duke publikuar pamjet e supergolit të realizuar në Turqi në duelin kundër Sivassporit në kuadër të rrethit të tretë në Grupin G të Ligës së Konferencës.

“30 – Urime ditëlindjen, Armend Thaqi”, shkruhet në postimin e “uefa.com DE”.


Kujtojmë se goli i Thaqit është zgjedhur më i miri i rrethit të tretë në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Të ngjashme