Sport
UEFA i konfirmon vendet ku do të mbahen Euro 2028 e Euro 2032
Demokracia
13:16 | 10 Tetor 2023

Share:

Sot Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti mbledhjen e radhës, i cili i konfirmoi vendet ku do të mbahen Kampionati Evropian 2028 dhe ai i vitit 2032.

Në këtë mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e zv.Presidentit të UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Mbretëria e Bashkuar (Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi) dhe Republika e Irlandës të presin finalet e Euro 2028, ndërsa Italia dhe Turqia do t’i organizojnë së bashku finalet e Evropianin 2032.

Komiteti Ekzekutiv miratoi gjithashtu kalendarin për mbledhjet e radhës si edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me anën administrative të UEFA-s.

 

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024