Sport
UEFA heton Mirlind Dakun dhe FSHF-në
Demokracia
21:33 | 20 Qershor 2024

Share:

Ashtu si pritej, UEFA ka nisur hetime ndaj FSHF-së dhe Federatës kroate të futbollit lidhur me fyerjet e mundshme raciste dhe diskriminuese të tifozëve në ndeshjen Kroaci – Shqipëri.

Pretendohet se ka pasur thirrje “vrite serbin” gjatë ndeshjes, ndërsa ka reaguar edhe federata serbe.

Dhe UEFA do t’i hetojë këto pretendime.

Gjasat janë të mëdha që të gjobiten si FSHF-ja ashtu edhe federata kroate.

Ndërkohë është hapur hetim edhe ndaj Mirlind Dakut, sulmuesit të Shqipërisë. Ai po hetohet për “sjelljen e supozuar të papërshtatshme”.

Daku mori altoparlantin pas ndeshjes dhe nisi fyerjet ndaj serbëve e maqedonasve.

Të enjten reagoi federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Edhe Daku ka gjasa të mëdha të dënohet.

Të ngjashme