Sport
UEFA dënon Serbinë për thirrjet raciste ndaj Kosovës
Demokracia
14:18 | 10 Maj 2023

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka dënuar Kombëtaren e Serbisë për thirrjet raciste të tifozëve në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Serbia arriti fitore 0 me 2 në Podgoricë, por tifozët vazhduan me avazin e vjetër duke kënduar këngë për Kosovën, shkruan Lajmi.net

UEFA ka dënuar Federatën e Serbisë me 50 mijë euro dhe ndeshjen e radhës në shtëpi do ta luajnë pa praninë e tifozëve, ku do të përballet me Kombëtaren e Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Euro 2024.

Përveç Serbisë, UEFA ka dënuar edhe Malin e Zi me 20 mijë euro gjobë dhe do të luaj pa tifoz në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Të ngjashme