Ashtu si pritej, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar rëndë nga UEFA për shkeljet e bëra në ndeshjen e 12 tetorit ndaj Zvicrës.
Gjatë asaj ndeshjeje kishte thirrje të vazhdueshme anti-Kosovë nga tifozët serbë. Dhe UEFA të premten mori vendimet lidhur me shkeljet e bëra nga huliganët serbë.
Serbia e Zvicra ishin takuar më 12 tetor në Leskovc.
Serbët e kanë fituar 2:0 atë ndeshje të Ligës së Kombeve.
Në fushë te Zvicra ishte Granit Xhaka, që është fishkëllyer sa herë që ka pasur kontakt me topin. Fishkëllima kishte edhe me rastin e intonimit të himnit të Zvicrës.
Në fakt federata serbe është përballur me tri akuza: transmetimi i mesazhit që nuk është i përshtatshëm për ngjarje sportive; sjellje raciste dhe sjellje diskriminuese, trazira gjatë himneve kombëtare.