Sport
UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes Royal Antwerp – Drita
Demokracia
15:50 | 17 Korrik 2022

Share:

Nënkampionia e Kosovës, Drita e ka konfirmuar orarin e ndeshjes së rundit të eliminator për Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas do të ndeshet me belgët e Royal Antwerp në kuadër të kësaj gare.

Drita do të jetë fillimisht mysafir i Antwerpit më 21 korrik nga ora 19:00.

Kjo ndeshje luhet të enjten e 21 korrikut nga ora 19:00 në “Bosuil Stadion”.

Tashmë, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.

Gjyqtarët nga Malta në krye me Philip Farrugia do ta drejtojnë këtë sfidë.

Ndihmës të Farrugias do të jenë Alan Camilleri dhe James Muscat, kurse gjyqtar i katërt është caktuar Daniel Portelli.

Philip Farrugia to take charge of U-21 qualifier

Ndryshe, për t’u kualifikuar në këtë rund, Drita eliminoi Inter Turkun e Finlandës me rezultat të përgjithshëm 3:1./Demokracia.com/

Të ngjashme