Lajme
Udhëtimi urgjent në Kosovë, çfarë takime tjera do të ketë emisari gjerman
Demokracia
11:16 | 27 Maj 2023

Share:

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të takohet edhe me Presidenten Vjosa Osmani, pas zhvillimeve të djeshme në veri të vendit.

Për agjendën e Sarrazin, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas njoftimit të ambasadës, ai do të shkojë edhe në Komunën e Mitrovicës. Atje ka ftuar përfaqësuesit e mediave për një takim 20-30 minutësh.

Takimi do të mbahet në orën 13:30, në zyret qendrore të EULEX-it në Mitrovicën Jugore.

Sarrazin tashmë është takuar me Komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia.

Ai ka thënë se e dënojnë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në objektet komunale, raporton Express.

“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me @EULEXKosovo #KFOR, Qeverinë e Kosovës, Serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme”, ka shkruar Sarrazin.

Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar menjëherë marrëveshjet e arritura.

“Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtimi të plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajçakun në përpjekjet e tij”, thuhet tutje në postimin e tij.

Të ngjashme