Kuriozitete
Udhëtimi i kukullës gjigande që synon të rrit vetëdijen lidhur me situatën e refugjatëve
Demokracia
15:01 | 02 Prill 2021

Share:

Një kukull gjigante me karakteristika të një vajzë refugjate 9-vjeçare do të udhëtojë 8,000 kilometra nga kufiri Siri – Turqi mes përmes Greqisë, për në Evropën Perëndimore, brenda pak muajsh në një projekt publik që synon të sensibilizojë njerëzit për gjendjen e refugjatëve.

“Ecja” është fryt i një bashkëpunimi midis Teatrit të Shansit të Mirë të Britanisë, i cili gjashtë vjet më parë fitoi famë me shfaqjen e tij “Xhungla” në kampin e refugjatëve në Calais dhe Kompaninë e Kukullave Handspring me bazë në Kejptaun, transmeton Demokracia.com

Kukulla me gjatësi 3.5 metra do të vihet në lëvizje mekanikisht nga tre persona.

Më shumë se 70 qytete, qyteza dhe fshatra do të mirëpresin Amalin e Vogël me festivale të hapura të organizuara nga artistë vendas, përcjell syri.

Kukulla do të bëjë gjashtë ndalesa në Greqi, duke filluar nga Chios në 7 gusht, por do të ndalet edhe në Janinë, Trikala, Larisa, Elefsina dhe Athinë, do të mbikëqyren nga regjisorja dhe producentja e teatrit dhe filmit, Yolanda Markopoulou./Demokracia.com

Të ngjashme