Me rritjen e numrit të vaksinuarve, amerikanët kanë filluar të ndihen më optimistë për të pasur mundësi të udhëtojnë përsëri.
Agjensitë e udhëtimeve shpresojnë për rritje të rezervimeve në muajt dhe vitet e ardhshme, transmeton Demokracia.com
Të gjitha kufizimet e shumta për shkak të pandemisë kanë krijuar një ndjenjë në rritje të wanderlust, një nevojë më të madhe se e zakonshmja, për të eksploruar vende të reja.
Ky fenomen është quajtur “udhëtimi hakmarrës” (revenge travel).
Por çfarë do të thotë saktësisht “udhëtimi hakmarrësh” dhe si manifestohet?
Ekspertëve të udhëtimit japin mendimet e tyre në lidhje me “udhëtimin hakmarrës” dhe të ardhmen e planeve të pushimeve të amerikanëve.
“Ndërsa termi mund të tingëllojë i pakuptimtë, “udhëtimi hakmarrës” i referohet idesë se do të ketë një rritje të madhe të udhëtimeve pasi ato bëhen më të sigurta dhe gjërat hapen përsëri”, tha Eric Jones, bashkëthemelues i revistës Vacationer.
“Shumë njerëz ndryshuan ose anuluan pushimet e tyre vitin e kaluar, kështu që ata të gjithë kërkojnë të kënaqin nevojat e tyre të udhëtimit në të njëjtën kohë.
Termi është gjithashtu hakmarrje kundër COVID-19 dhe sesi po humbet fuqia që kishte virusi për të kontrolluar jetën tonë, duke përfshirë anulimin e planeve të udhëtimit”.
Nëse normat e vaksinimit vazhdojnë të rriten dhe numri i rasteve bie, shumë ekspertë të udhëtimit parashikojnë që njerëzit do të rezervojnë më shumë udhëtime, sesa bënin para epokës së koronavirusit për të kompensuar kohën e humbur dhe për tu rilidhur me miqtë dhe familjen.
“Pasi u mbyllëm për një vit, “udhëtimi hakmarrëa” është është një përgjigje e natyrshme ndaj kërkesës së bllokuar të udhëtimit, ”tha Mike Kennedy, bashkëthemelues i tregut të udhëtimeve KOALA.
Konrad Waliszeeski, bashkëthemelues dhe CEO i aplikacionit të udhëtimit Tripscout, thotë ajo që kanë thënë të gjithë udhëtarët që nga fillimi i pandemisë është që nuk do ta marrim më si të mirëqenë se gjithmonë do të ketë një fluturim nesër dhe një kufi të hapur që pret të na përshëndesë. Ne do të kompensojmë kohën dhe humbjen e përvojave me një udhëtim hakmarrëas”./Demokracia.com/