Lajme
Udhëheqin seancën bashkë me Deharin, Jashari: Vazhdimisht i kam kërkuar të kthehet në skenarin e fillimit, por vepron siç i thotë partia
Demokracia
16:53 | 31 Maj 2025

Share:

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar mënyrën e organizimit të votimit për komisionin e fshehtë, duke e quajtur atë të jashtëligjshëm dhe arsye kryesore të mos-pjesëmarrjes së PDK-së në votim.

Ajo shtoi se është e habitshme që kriza institucionale ka arritur në këtë pikë pa zgjidhje të qartë.

“PDK meqenëse ka qenë jashtë rregullave votimi i fshehtë kjo është edhe arsyeja pse ne nuk kemi votuar në asnjë formë në atë formë që zotri Dehari ta ndryshonte dhe të kthehej siç duhet të ishte më herët në votimin e hapur. Mendoj që do të duhej të ishte ndryshuar qysh më herët dhe është e habitshme që kemi arritur deri në këtë fazë dhe ende po vazhdon situata kritike për Kosovën. Deharit vazhdimisht i kam kërkuar të kthehet në skenarin qysh ka qenë në fillim por vazhdimisht po vazhdon çfarë i ka kërkuar partia e tij”, ka thënë ajo./EO/

Të ngjashme