Lajme
Udhëheqësit në udhëtime, për 24 orë shteti mbeti pa asnjë lider në Kosovë
Demokracia
21:19 | 10 Dhjetor 2023

Share:

Për më shumë se 24 orë, Kosova mbeti pa zot shtëpie.

Kjo kur presidentja Vjosa Osmani po qëndronte të premten në Turqi për të marrë pjesë në një forum për Ballkanin e ku takoi edhe homologun Rexhep Taip Erdogan, transmeton klankosova.tv.

Në anën tjetër kreu i qeverisë, Albin Kurti fluturoi po atë ditë drejt Gjermanisë si mysafir në kongresin e SPD-së, ku takoi edhe kancelarin Olaf Scholz.

Derisa kryeparlamentari Glauk Konjufca, tash e disa ditë ndodhet në Amerikë si pjesëmarrës i forumit të sigurisë në Uashington.

Njohësit e protokollit thonë se dalja e 3 krerëve përnjëherë jashtë vendit paraqet shkelje juridike dhe se duhet koordinimin e liderëve në situata të tilla.

E si huqje protokollare ky udhëtim i përnjëhershëm po shihet edhe nga monitoruesit e institucioneve.

Praktika të tilla sipas ekspertëve janë ndjekur edhe nga qeveritë e kaluara, por që kjo dukuri duhet ndalur.

Të ngjashme