Lajme
Udhëheqësit e G7 dënojnë veprimin e Putinit për sulm ndaj Ukrainës: Ai është vënë në anën e gabuar të historisë
Demokracia
17:41 | 24 Shkurt 2022

Share:

Udhëheqësit e G7 e kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës. Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “risjellë luftën në kontinentin evropian”.

“Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, deklaruan udhëheqësit e G7.

“Ne e dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë, përcjellë Demokracia.com.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar.”

Takimi i G7 përfundoi pas pak më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Pjesëmarrës në takim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin Presidenti Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri Italian Mario Draghi, kryeministri I Japnisë Kishida Fumio i Japonisë, kryeministri Boris Johnson i Mbretërisë së Bashkuar, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Të ngjashme