Adnan Merovci, bashkëpunëtori dhe bashkudhëtari shumëvjeçar i presidentit Ibrahim Rugova, së fundmi ka treguar një ngjarje interesante me të pathënë më herët për interesimin e UÇK-së për sigurinë e ish-presidentit Rugova.
Merovci ka treguar se raportet mes Ibrahim Rugovës dhe UÇK-së ishin të relaksuara, duke treguar përvojën e tij personale në këtë drejtim.
Ai gjatë luftës kishte vizituar Zopën Operative të Llapit, ku ndër të tjera kishte takuar dhe diskutuar me njërin prej komandantëve të ZOLL, Latif Gashin – Lata.
“Kur kam dalë nga aty, Lata m’ka kapë për krahu dhe më tha, ne mund të bashkëpunojmë për sigurinë e Rugovës. Thash po, mi jep nja 300 ushtarë dhe qitmi në Elez Han për ta pritur Rugovën dhe shkoj e marrë dhe më tha po, kur të duash. Pra, kështu ka qenë komunikimi jem me Latën”, ka treguar Merovci në Kanal 10.