Qindra mërgimtarë janë mbledhur në Hagë, ku mëngjesin e sotëm ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Derisa gjyqi ka nisur, mbledhja e protestuesve po vazhdon akoma.
“Mos ma gjyko lirinë”, “Marshojmë për UÇK-në”, “UÇK, NATO”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liri për çlirimtarët”, janë disa nga pankartat e protestuesve.
Protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
Autobusët kanë ardhur nga Gjermania, Austria, Zvicra e Belgjika. /Demokracia.com/