Vizita e Trendafilovas, Molliqaj: Ajo është Non Grata për Kosovën dhe qytetarët e saj
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka anuluar konferencën e saj të paralajmëruar ditë më parë.
Molliqaj tha se sot u mblodhën për të “demonstruar se padrejtësia në Hagë për ne këtu është fyerje e poshtërim”.
“Kujdesi i Speciales për marrëdhënien me media është nivel tjetër i dhunës. Pas arbitraritetit, padrejtësisë, shkeljes së të drejtave, ata e duan edhe pajtimin tonë, që ne ta kuptojmë se drejtësia kështu duket – duan të na e japin turpin me bukë. Anulimi i kësaj konference sot është fitore në nivel fryme. Padrejtësia po ndodh, ne e dimë dhe e shohim. Por, nuk do të pranojmë kurrë ta përtypim si proces drejtësie. Për neve UÇK është kushti dhe mundësia për të pasur drejtësi. Prandaj: UÇK nuk mund të gjykohet”, shkoi Molliqaj mes tjerash.
Postimi i plotë:
UÇK-ja nuk mund të gjykohet
Bashkë me veteranë, qytetarë e aktivistë jemi mbledhur sot për ta kundërshtuar vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
U mblodhëm për të treguar se historia e këtij populli jeton në zemrat e njerëzve, ani pse institucionet i kemi të tjetërsuara. U mblodhëm për të demonstruar se padrejtësia në Hagë për ne këtu është fyerje e poshtërim. U mblodhëm për të treguar se drejtësia nuk ka nevojë për propagandë as për punë me imazhin. U mblodhëm për t’i treguar se ajo është Non Grata për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Kujdesi i Speciales për marrëdhënien me media është nivel tjetër i dhunës. Pas arbitraritetit, padrejtësisë, shkeljes së të drejtave, ata e duan edhe pajtimin tonë, që ne ta kuptojmë se drejtësia kështu duket – duan të na e japin turpin me bukë. Anulimi i kësaj konference sot është fitore në nivel fryme. Padrejtësia po ndodh, ne e dimë dhe e shohim. Por, nuk do të pranojmë kurrë ta përtypim si proces drejtësie. Për neve UÇK është kushti dhe mundësia për të pasur drejtësi. Prandaj: UÇK nuk mund të gjykohet.