Dy motra adoleshente dyshohet se u përdhunuan nga trupat ruse në një fshat të vogël të Kievit (Ivankiv), i cili u pushtua brutalisht nga forcat e Putinit për një muaj.
Dy motrat adoleshente, të moshës 15 dhe 16 vjeç, u përdhunuan nga pushtuesit rusë. Kjo ngjarje i detyroi banorët që t`u prisnin flokët e gjatë vajzave të tyre për t`i bërë më pak tërheqëse, për ushtarët e Putinit.
Po kjo nuk është e vetmja ngjarje e rëndë që Ukraina e sidomos ky fshat po përjeton.
Një banore, Elena Skoropad tha për ITV News se djali i saj 12-vjeç, një basketbollist i talentuar, u vra nga copëzat e municioneve thërrmuese, ruse.
Bucha gjithashtu është përballur me tortura ç`njerëzore. Trupat e mbi 20 burrave u gjetën në një rrugë.
Kremlini ka mohuar deri tani çdo vrasje të civilëve, duke akuzuar Ukrainën se janë pamje të inskenuara për të bërë me faj Rusinë.