Një qytetar është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ua ofroi policëve 20 euro ryshfet për të mos e dënuar.
Policia njofton se rasti ndodhi më 26 gusht në Gjakovë, teksa po tentoni t’i shqiptonin të dyshuarit tiketë për kundërvajtje.
Kartëmonedha është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 26.08.2021 – 09:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull Shtetas Shqiptar, derisa i është shqiptuar një tiketë për kundërvajtje, i njëjti i ka ofruar 20€ mito zyrtarëve policor. Kartëmonedha është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.