Lajme
Ua ofroi 1 mijë euro të miturve që ta digjnin një veturë në Ferizaj, kërkohet paraburgimi i tij
Demokracia
12:08 | 01 Nëntor 2024

Share:

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykatë Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj një personi për veprën penale “zjarrvënie”.

Përmes një komunikate për media, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më 24 tetor në Ferizaj, ky i fundit me dashje kishte shtyrë dy të mitur që të digjnin veturën e dikujt me të cilin ishte i mllefosur.

Po ashtu, thuhet se u ka ofruar 1000 euro dy të miturëve për t’ia vënë zjarrin veturës së të dëmtuarit, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24 tetor 2024, në Ferizaj, i pandehuri E.M., me dashje ka shtyrë dy të mitur që të kryejnë veprën penale zjarrvënia, në atë mënyrë pasi që i njëjti ishte mllefosur me të dëmtuarin A.D., shtytë njërin nga të miturit që për çmimin prej 1000 Euro, të i vë zjarrin veturës së të dëmtuarit, kështu që rreth orës 03.26, në parkingun e qendrës tregtare “The Village”, njëri nga miturit me një çekan thyen dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit të tipit “Fiat Abart”, e pastaj i mituri tjetër hedh benzinë në brendi të veturës dhe ia vë flaken, e cila dëmtohet tërësisht dhe vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000.00 euro , me të cilën do të kryente shtytje për të kryer veprën penale “Zjarrvënia” nga neni 322 paragrafi 1 lidhur me nenin 32 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, i pandehuri që nga 31 tetori 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Të ngjashme