Lajme
Ua ndali pagat mbi 45 mijë familjeve, Murati nuk del për ta parë më “gjallërinë” nëpër markete
Demokracia
19:48 | 02 Shtator 2022

Share:

Dhjetëra mijëra familje kosovare në këtë fillim shtatori nuk i morën pagat e tyre.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati ua ndalën pagat mësimdhënësve kosovarë, por edhe punëtorëve të tjerë të komunave, Qendrave të Mjekësisë Familjare e deri te shtesat e grave lehona, shkruan Demokracia.com.

Por, ministri Murati nuk ka bërë asnjë prej komenteve të tij të famshme, siç i bëri kur Qeveria ua ndau qytetarëve nga 100 euro.

Atë ditë me gjasë Murati kishte dalë nëpër dyqane kur deklaroi se “kishte parë shumë gjallëri”.

Duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë i ndihmon 100 euro qytetarët e shtresave të ulëta në Kosovë, Murati kishte thënë se kjo shumë sadopak do të lehtësojë gjendjen.

“Asnjë cent i Trustit nuk shkon tek pensionistët. Ata nuk kanë trust. Këto para që kemi shpërndarë, numri total i studentëve është rreth 80 mijë. Shkojnë tek 80 mijë studentë. Tek 220 mijë persona kanë shkuar sot tek sektori privat. Nuk zgjidhet problemi, por sadopak ka lehtësim. Nuk është esenca me zgjidh problemi me 100 euro. Nuk zgjidhet. Por me ndihmu”, tha ai.

Murati kishte thënë se kishte parë gjallëri më të madhe në markete. Por, duket se këto ditë, ai nuk ka dalë më në “inspektim” të marketeve.

Megjithatë, edhe po të dilte nuk do t’i “kënaqej” zemra me gjallërinë, sepse me vendim të tij në njërin prej muajve më të vështirë të vitit, kur njerëzit përgatiten për dimër, ai ua ndali pagat. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme