Lajme
Ua dha 20 mijë euro për t’i kthyer 73 mijë, arrestohen dy persona për fajde në Ferizaj
Demokracia
09:27 | 11 Shkurt 2023

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të premten rreth orës 15:45, në Ferizaj, nën dyshimin se janë përfshirë në fajde.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima ua ka dhënë të dyshuarve 20 mijë euro për t’ia kthyer pastaj 73 mijë, deri tani ai i ka kthyer plot 60 mijë euro.

“FAJDE/Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 31.01.2023 – 15:45. Me datën 10.02.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar, të cilit me 24.01.2023 i kanë dhënë shumën prej 20.000 € me detyrimin për t’i kthyer prej 73.000 euro. Viktima deri me tani ka paguar 60.000€”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme