Sport
U18-shat e Kosovës humbin edhe në ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian
Demokracia
19:45 | 09 Gusht 2022

Share:

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B në Letoni.

Të martën, hendbollistët kosovarë u përballën me Maqedoninë e Veriut, në Riga. Kombëtarja jonë e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në 15 minutat e parë ishte në epërsi.

Madje epërsia shkoi deri në pesë gola, 7:2, 8:3, 9:4. Në minutën e 16-të, Maqedonia e Veriut barazoi rezultatin në 9:9 dhe më pas nisi shkëputjen.

Në fund rezultati ishte 39:16 në të mirë të Maqedonisë së Veriut.

Të enjten kombëtarja kosovare luan me Turqinë./Demokracia.com/

Të ngjashme