Lajme
U zu poshtë nga ashensori| Kush është 17-vjeçari që humbi jetën në Sarandë
Demokracia
10:25 | 26 Gusht 2023

Share:

Antonio Delilaj, është 17-vjeçari që humbi jetën në Sarandë, pasi u zu poshtë nga ashensori i lokalit ku punonte si ndihmës kamerier.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në lagjen nr.1.

Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e Lulëzim Allkushi.

43 vjeçari u vu në pranga si personi përgjegjës për montimin e ashensorit të lokalit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i klubit Spiro Iljadhi, 37 vjeç. /Tch

Të ngjashme