Lajme
U zotua se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, tërhiqet Milorad Dodik
Demokracia
20:00 | 10 Shtator 2023

Share:

Milorad Dodik, president i Republiëks Srspaska në Bosnje dhe Hercegovinë kishte kërcenuar arrestimin e kristijan Smit, Përfaqësues i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën.

Por Dodik i ka zbutur deklaratat duke thënë se ”nuk është i dëshirueshëm në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Më parë Smit ka deklaruar se ”Dodik nuk ka kompetencë ta autorizojë arrestimin e tij“.

Ky i fundit, thotë se Smit nuk do të lejohet të hyjë në asnjë objekt qeveritar, e as të zhvillojë ndonjë takim me ndonjë zyrtar, ka raportuar Vijesti.ba.

”Asnjëri prej nesh nuk do të përdorë force” tha deklaroi Dodik, politikan kontravers i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin.

Dodik ka thënë se për sigurinë e Smit do të përkujdesen anëtarët e sigurisë, duke thënë se nuk do të perdoret forcë kundër tij.

Të ngjashme