Lajme
U zgjodh në krye të AKK-së, Krasniqi e quan Agim Aliun kryetar model
Demokracia
13:32 | 05 Prill 2022

Share:

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të AKK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se kryetari model i qeverisjes lokale të PDK-së, Agim Aliu, është zgjedhur sot kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Postimi i plotë: 

Kryetari model i qeverisjes lokale të PDK-së, Agim Aliu, është zgjedhur sot kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa, po ashtu, kryetari i kryeqytetit tonë kulturor e historik, Shaqir Totaj, u zgjodh anëtar i bordit të kësaj organizate.

Agimin dhe Shaqirin, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit te AKK-së, i uroj për marrjen e përgjegjësive të reja, i bindur se do të bëjnë punë të mira në përfaqësimin e interesave të komunave të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme