ShowBiz
U vra pasi akuzoi Putin si “psikopat”| Publikohet rrëfimi i partnerit të modeles: E vrava unë
Demokracia
12:48 | 18 Mars 2022

Share:

Modelja e njohur ruse, Gretta Vedler, gjeti vdekjen pas një deklarate të fortë për presidentin Vladimir Putin, të cilin e cilësoi si një “psikopat”.

Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2021, ku 23-vjeçarja u zhduk menjëherë pasi kritikoi Putinin. Miqtë e saj u shqetësuan shumë për sigurinë e saj, pasi ajo postonte vazhdimisht në rrjetet sociale, por nuk u përgjigjej thirrjeve të tyre.

Së fundmi, i dashuri i saj ka rrëfyer se e ka kryer ai vrasjen dhe e ka mbajtur të fshehur trupin e saj për një vit brenda një valixhe. Dmitry Korovin, rrëfeu se e mbyti për vdekje pasi të dy u grindën jo për politikë, por për para në Moskë në shkurt 2021.

Korovin ka treguar se vazhdoi të postonte foto të vjetra në llogaritë e saj sociale për të mos ngjallur dyshime se ajo mund të kishte vdekur, sipas autoriteteve.

“Duke pasur parasysh faktin se Putini kaloi shumë poshtërim në fëmijëri, ai nuk mundi të ngrihej për veten për shkak të formës së tij fizike, nuk është për t’u habitur që ai u largua pas shkollës juridike dhe iu bashkua KGB-së,” shkroi Vedler në një postim tashmë i hequr në rrjetet sociale, sipas Mirror.

“Njerëz të tillë janë të ndrojtur dhe të frikësuar që në fëmijëri, kanë frikë nga zhurma dhe errësira, të huajt, kështu që tipare të tilla si kujdesi, përmbajtja dhe mungesa e komunikimit zhvillohen herët në karakterin e tyre. Unë vetëm mund të supozoj, për mendimin tim, tek ai shihet një psikopati apo sociopati e qartë”, shprehej Vedler.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024