Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës, ku një 17-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se vozitës i motoçikletës ka vdekur, ndërsa pasagjeri është lënduar.
“Vdekja e vozitësit është konstatuar nga emergjenca, ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal”, tha Gashi.
Nga ky vetaksident një 19-vjeçar ka mbetur i lënduar.
Ai ka qenë pasagjer në motoçikletë, ndërsa bëhet e ditur se është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak të lëndimeve të marra.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.