Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Adriana Matoshi ka reaguar pas raportimeve se ajo është pozitive me COVID-19 dhe ka marr pjesë në seancën e djeshme për zgjedhjen e presidentit, derisa është e sëmurë.
Matoshi, në një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar edhe tesin negativ me COVID-19, përcjell Demokracia.com.
“Është e turpshme dhe e paprecedent lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetësore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë”, ka shkruar Matoshi.
Postimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:
Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetsore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë.
Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim ?
https://www.facebook.com/amatoshi1/posts/10159454142758960