Një baba francez rrezikon burgu pasi i shkëputi internetin fëmijve të tij dhe një pjese të qytetit në Messanges.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ai shkëputi internetin për fëmijët e tij pasi po qëndronin shumë në rrjetet sociale.
Ai pa dashje teksa po shkëpuste internetin për shtëpinë e tij, shkëputi edhe internetin në disa shtëpi të tjera.
Babai i paidentifikuar, rrezikon deri në 6 muaj burg dhe një gjobë të madhe për shkëputjen e internetit të qytetit. Ai gjithashtu do përballet me një gjobë deri në 30,000 Euro (rreth 34,000 dollarë).
Gjoba dhe dënimi vjen pasi ai përdori një bllokues valësh gjë që është e paligjshme në Francë.