Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, postoi së fundmi një fotografi ku u shfaq me fanellën e Palermos.
Kjo pozë bëri që tifozët e klubit italian të mendojnë se ylli shqiptar është një tifozë e skuadrës së tyre.
E jo vetëm kaq, pasi kjo foto e shumë komentuar në rrjetet sociale, është postuar edhe nga vetë Seria B italiane në adresat e saj zyrtare.
Një pozë, e cila në fakt më vonë u zbulua se ishte pjesë e fushatës së marketingut të kompanisë së veshmbathjeve sportive “PUMA”.
Por kjo nuk ka zbehur entuziazmin e tifozëve, e jo vetëm. Edhe edicioni i lajmeve i TG1 i televizionit publik italian, RAI, i ka kushtuar një rubrikë pikërisht kësaj fotoje, teksa nuk ka munguar edhe një intervistë e kapitenit të Palermos, Matteo Brunori.
Ky i fundit, nuk ka ngurruar që t’i bëjë yllit të muzikës një ftesë publike.
“Ishte shumë e bukur të të shihnim me këtë fanellë, të presim në stadium”, ishin fjalët e tij.