ShowBiz
U rrëzua në shtëpi? Gruaja e parë e Donald Trump vdiq nga një traumë e fortë: Çfarë thotë ekspertiza
Demokracia
08:10 | 16 Korrik 2022

Share:

Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe nëna e tre fëmijëve të tij, ndërroi jetë nga një traumë e fortë, thuhet në raportin e një eksperti mjekësor të Nju Jorkut.

Vdekja e Trump u njoftua të enjten, por nuk kishte asnjë fjalë për shkakun e humbjes së jetës së 73-vjeçares, e cila u gjet pa ndjenja brenda banesës së saj.

Në deklaratën e mjekut ligjor nuk thuhej se çfarë i shkaktoi goditjet fatale në trupin e Trump, por përjashtoi se ato ishin të qëllimshme.

Mediat raportuan se Trump u gjet pajetë te shkallët në shtëpinë e saj në Manhattan, ndaj ka mundësi që ajo të jetë rrëzuar, çka i ka sjellë edhe vdekjen. Rrëzimet janë shkaku kryesor i vdekjes për ata mbi 65 vjeç në SHBA, vëren The Guardian.

Të ngjashme