Sport
U rrah keq nga kundërshtari në ring, boksieri i njohur ushqehet nga gruaja e tij
Demokracia
09:44 | 26 Gusht 2021

Share:

Manny Pacquiao u filmua duke u ushqyer me lugë nga gruja e tij, ndërsa përpiqej të hapte sytë pas humbjes së tij ngaj Yordenis Ugas.

Pacquiao u mund nga Ugas kur u kthye në ring pas një pauze dyvjeçare të shtunën e kaluar në Las Vegas, përcjell Demokracia.com.

Bokseri me famë botërore pësoi dëme të konsiderueshme në sy gjatë luftës për titullin botëror.

Atij iu deshën pesë qepje në një prerje pranë syrit të tij të majtë.


Gruaja e tij, Jinkee u filmua duke e ushqyer bashkëshortin e saj ngase ai nuk ishte në gjendje të ushqehej vetë për shkak të plagëve.

Luftëtari 42-vjeçar gjithashtu dukej i paaftë për të hapur sytë pas goditjeve të rënda të Ugas. /Demokracia.com

Të ngjashme