Futbollisti i talentuar, Ansu Fati është rikthyer gol për Barcelonën pas një mungese të gjatë.
Fati realizoi golin e tretë dhe të fundit në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Levantes në La Liga, shkruan Demokracia.com.
18-vjeçari i “Blaugranas” regjistroi një gol të bukur në minutën e parë të shtesës.
Fati pas golit shkoi në drejtim të mjekut të tij i klubit që e ndihmoi në rikuperim të lëndimit.
Fati mungoi rreth 323 ditë nga nëntori i vitit 2020 për shkak të lëndimit në gju.
10-shit të Barcelonës iu deshën katër intervenime kirurgjike gjatë fazës së rikuperimit. /Demokracia.com