Sport
U rikthye në Evropë pa shkëlqimin e dikurshëm, ish-ylli i Realit ndërpret kontratën me klubin e njohur grek
Demokracia
14:40 | 13 Prill 2023

Share:

Hames Rodrigez nuk do të jetë më pjesë e Olimpiakosit, duke u bërë dhe njëherë një lojtar i lirë.

Ish-ylli i Realit të Madridit ka vendosur që të ndërpresë kontratën me skuadrën greke, teksa ai kërkon për një tjetër aventurë.

Në gjurmët e tij janë vendosur Beshiktash dhe Gallatasarji, të cilat janë gati të dëgjojnë kushtet e kolumbianit.

Rodrigez u kthye në Europë verën e kaluar, por pa mundur të shkëlqente sërish.

Të ngjashme